TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Dhjetor 2023, 20:15

Shorti i “EURO 2024”/ Spaleti dhe Daliç nuk nënvlerësojnë Shqipërinë: Një nga ekipet më të forta në qarkullim, duhet t’i studiojmë me detaje

Shkruar nga Pamfleti

Shorti i “EURO 2024”/ Spaleti dhe Daliç nuk

Është hedhur shorti për grupet e “EURO 2024”. Kombëtarja shqiptare ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet në Europianin e Gjermanisë. E klasifikuar në Grupin B, kuqezinjtë do të luajnë përballë Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.

Pas këtij shorti kanë folur trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti dhe ai i Kroacisë, Zlatko Daliç të cilët komentuan shortin, madje duke vlerësuar maksimalisht Shqipërinë.

E nisni ndaj Shqipërisë…

“Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike. Të shohim a do të jetë në këtë nivel edhe në muajin qershor. Nuk mund të bëj parashikime.”

A jeni i kënaqur me grupin?

“Mund të shkonte më mirë. Të jesh në vazon e katërt ka këto pasoja, megjithatë jemi Italia dhe do t’i luajmë me krenari të gjitha ndeshjet. E nisim ndaj Shqipërisë, por është e vështirë të bësh parashikime tani. Do të shohim si do të jetë gjendja e fubollistëve atëherë.”

Shtatë futbollistë shqiptarë luajnë në Serinë A…

Unë ju njoh edhe juve, jo më futbollistët. Di gjithçka për Shqipërinë.”

Ndërkohë, trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, ka dhënë përshtypjet e tij të para për shortin e Kampionatit Europian, ku skuadra e tij ndodhet në të njëjtin grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë.

Na pret një punë e vështirë”, ka qenë reagimi i parë i Zlatko Daliç pas shortit të “EURO 2024”. Sipas mediave kroate, trajneri pret ndeshje të mëdha, por edhe një atmosferë madhështore, për të cilën do të kujdesen tifozët kroatë.

Shorti është i vështirë dhe dihet se kush janë rivalët. Ndeshjen hapëse e kemi kundër Spanjës në Berlin, do të jetë spektakël”, tha Daliç për HRT.

Italianët janë kampionë të Europës, kanë cilësinë e tyre dhe një ekip shumë të mirë. Duhet të studiojmë më hollësisht shqiptarët, ata ishin shumë të mirë në kualifikime. Ajo ndeshje e dytë mund të jetë faktori vendimtar, shpresoj që të përgatitemi mirë dhe të jemi të shëndetshëm në gjashtë muaj, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua.

Ne duam të kalojmë fazën e grupeve. Gjermania është mikpritëse për ne, duhet ta rregullojmë kampin tani, por kudo që të luajmë do të ketë mbështetje të madhe nga tifozët. Ne do të kemi kushte shumë të mira në atë anë”, u shpreh Daliç.

luçiano spaleti trajneri i italisë zlatko daliç trajneri i kroacisë shorti i "euro 2024"

Lini një Përgjigje