TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Dhjetor 2023, 19:41

“Prisja kundërshtarë të vështirë”, Mirel Josa komenton shortin e “EURO 2024”: Oreksi vjen duke ngrënë, të luajmë futboll dinjitoz

Shkruar nga Pamfleti

“Prisja kundërshtarë të vështirë”, Mirel

Pas hedhjes së shortit të “EURO 2024”, ku Shqipëria u njoh me rivalët dhe do të ketë përballë Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, trajneri Mirel Josa dha një intervistë “News 24”.

Nuk kishim se çfarë kërkonim. Duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi arritur deri tani. Oreksi vjen duket ngrënë. Prisja short të fortë. Të presim që të shpalosim një futboll dinjitoz. Spanja luan futboll që nuk na përshtatet” – Tha ai.

Josa shtoi: Spanja? Nuk e doja si rival. Spanja nuk ka patur luhatje të mëdha. Ato të voglat, nuk quhen. Sipas mendimit tim, edhe Italia me Kroacinë përballen hapur. Dihet si Spanja ka ndërtuar skuadrën. Nuk kemi çfarë të bëjmë” – Tha ai.

 

 

mirel josa shorti i kualifikueseve të "euro 2024"

Lini një Përgjigje