
Shqipëria do të mësojë pas pak kundërshtarët me të cilët do të përballet në fazën e grupeve të “EURO 2024”.
Deri më tani janë përcaktuar 21 skuadrat të cilat do të luajnë finalet e fazës së grupeve, të ndara në sipas vazove përkatëse, Gjermania e cila si vend organizator u kualifikua automatikisht dhe 3 ekipet të cilat do përcaktohen nëpërmjet fazës “playoff” që do të mbahet në mars 2024.
Ekipi i Silvinjos i mbylli ndeshjet kualifikuese në vendin e parë, dhe është pozicionuar në vazon e dytë, bashkë me kombëtare si: Danimarka, Hungaria, Turqia, Rumania dhe Austria, me të cilat nuk mund të përballemi në fazën e grupeve.
Në vazon e parë qëndrojnë Kombëtaret “BIG” si : Gjermania, Franca, Spanja, Anglia, Belgjika dhe Portugalia.
Në të tretën: Holanda, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Kroacia dhe Çekia.
Ndërsa në vazon e katërt: Italia, Serbia dhe Zvicra deri tani, si edhe tri vendet e “playoff”-it.
Nëse bëjmë një parashikim grupi ideal bazuar dhe nga renditja e FIFA-s do të ishte: Gjermani, Shqipëri, Çeki dhe një nga 3 ekipet që kualifikohet me “Playoff”.
Ndërkohë e kundërta me një shorte si : Francë, Holandë, Shqipëri, Itali, do të quhej pa dyshim një grup “ferri”.
Presidenti Armand Duka, trajneri Silvinjo dhe pjesëtarë të tjerë të Federatës Shqiptare të Futbollit ndodhen në Hamburg gati për të mësuar kundërshtarët në “EURO 2024”.
Presidenti Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i uron fat kuqezinjve.
“Me trajnerin Sylvinho & stafin e FSHF në Hamburg para shortit të finaleve të Euro “Gjermani 2024”. Uroj të kemi fat dhe të bëjmë një paraqitje sa më të mirë” – Shkruan Duka.

Për t’i dhënë më shumë adrenalinë pritjes duket se po mendon edhe UEFA që në faqen zyrtare të saj në Facebook po pyet ish-yjet e futbollit se cila mund të jetë skuadra surprizë e këtij edicioni.
Të gjithë kanë mendimet e tyre, por ne po ndalemi te Uesli Shnajder. Ish-mesfushori holandez mendon se skuadra surprizë e këtij Europiani do të jetë Shqipëria.
A do të jetë e vërtetë? Ne shpresojmë dhe kur e thotë edhe një futbollist si Shnajder kuptojmë se Shqipëria konsiderohet skuadër e fortë.
Pastaj të mos harrojmë se holandezi njihej për stilin e tij të veçantë të lojës duke u konsideruar si një nga mesfushorët më të mirë në botë.
Prandaj atë që nuk e shikojnë tifozët e zakonshëm, duket se një lojtar klasi si ai mund ta bëjë dallimin shumë qartë.
View this post on Instagram
Ndër të tjera, është edhe një poster i skuadrave përfaqësuese, më saktësisht të atyre që cilëson si talentet e mëdha që mund të spikatin në turneun e vitit të ardhshëm. UEFA ka zgjedhur 21 futbollistë që i ka bashkuar në një foto të përbashkët, nga një për çdo ekip[ pjesëmarrës.
Sigurisht që janë emra shumë të njohur si Ronaldo, Modriç, Lukaku, Mbape, Bellingam apo edhe Donaruma e Shaqiri, sa për të përmendur disa.
Ndërkohë, sa i përket Shqipërisë, emri i përzgjedhur në këtë poster është ai i një lojtari i cili deri në fillimin e këtij viti nuk kishte shijuar asnjëherë kënaqësinë e të luajturit me fanellën e Kombëtares, Jasir Asanin. Ai ka qenë protagonist absolut i kualifikueseve me 3 gola të cilët i kanë hapur rrugë kualifikimit të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje