TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Dhjetor 2023, 16:47

“EURO 2024”/ Uesli Shnajder bën parashikimin e tij: Shqipëria skuadra surprizë e Kampionatit Europian në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti

“EURO 2024”/ Uesli Shnajder bën parashikimin e tij:

Ora e shortit afron dhe emocionet rriten. Për t’i dhënë më shumë adrenalinë pritjes duket se po mendon edhe UEFA që në faqen zyrtare të saj në Facebook po pyet ish-yjet e futbollit se cila mund të jetë skuadra surprizë e këtij edicioni.

Të gjithë kanë mendimet e tyre, por ne po ndalemi te Uesli Shnajder. Ish-mesfushori holandez mendon se skuadra surprizë e këtij Europiani do të jetë Shqipëria.

A do të jetë e vërtetë? Ne shpresojmë dhe kur e thotë edhe një futbollist si Shnajder kuptojmë se Shqipëria konsiderohet skuadër e fortë.

Pastaj të mos harrojmë se holandezi njihej për stilin e tij të veçantë të lojës duke u konsideruar si një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Prandaj atë që nuk e shikojnë tifozët e zakonshëm, duket se një lojtar klasi si ai mund ta bëjë dallimin shumë qartë.

Për kujtesë, shorti i “EURO 2024” do të hidhet në orën 18:00 në Hamburg.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by UEFA EURO 2024 (@euro2024)

 

 

uesli shnajder ish-mesfushori holandez kampionati europian

Lini një Përgjigje