TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Dhjetor 2023, 20:38

Dyshohet për trukim të ndeshjes, autogoli më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë vjen nga Liga e Dytë e Gjermanisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet për trukim të ndeshjes, autogoli më i

Derbi i madh mes St Paulit dhe Hamburgut në Kategorinë e Dytë në Gjermani, vendi i parë kundër vendit të dytë, ka dhuruar një nga autogolat më të çuditshëm që është parë ndonjëherë në fushat e blerta me pjesëmarrjen e tre futbollistëve.

Kundërshtari s’ka pasur fare gisht. E nisi portieri, e vazhdoi njëri nga mbrojtësit që pasoi për tjetrin dhe më pas ky e ktheu te portieri që në vend që ta shkelmonte larg portës, e dërgoi topin në portën e tij.

Një autogol që befasoi edhe St Paulin që ishte në avantazh 1-0 në atë moment, por me këtë autogol shkoi në 2-0 në pjesën e parë ndaj Hamburgut. Daniel Fernandes, portieri i Hamburgut, u duk totalisht i tronditur, teksa shokët e ekipit ngritën duart si të dorëzuar…

Në rrjetet sociale menjëherë kanë nisur fjalët për një hetim për trukim sepse nuk është normale ajo që ka ndodhur…

st.pauli hamburg liga e dytë gjermane

Lini një Përgjigje