
Granit Xhaka ngacmoi ish-shokun e Oleksandër Zinçenko me një koment në Instagram pas fitores 6-0 të Arsenalit ndaj Lensit.
Mesfushori po shikonte nga shtëpia e tij e re në Gjermani, teksa skuadra e Mikel Arteta vulosi kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Champions League.
Ishte një paraqitje mbresëlënëse nga Topçinjtë, me gjashtë lojtarë të ndryshëm që shënuan.
Zinçenko ishte titullar, por u zëvendësua nga nënshkrimi i janarit me Jakub Kivior në pjesën e parë.
Lojtari ukrainas postoi në Instagram një imazh nga Emirates Stadium me mbishkrimin: “Forca Arsenal”.
Megjithatë, ish-topçiu Xhaka e ngacmoi për minutat e pakta në fushën e lojës.
Ylli i Bajer Leverkusenit komentoi: “A luajte ti?”.
Një ngacmim që ka shkaktuar shumë komente nga tifozët e Arsenalit.
Xhaka u largua nga skuadra londineze për t’u transferuar te Bajer Leverkusen për 21.4 milionë stërlina në korrik.
Ai luajti 297 ndeshje gjatë periudhës së tij shtatëvjeçare në “Emirates Stadium”.
Që nga transferimi te Leverkuseni, Xhaka ka ndihmuar skuadrën e “Aspirinave” të marrë kreun e renditjes së Bundesligës.
Lini një Përgjigje