
Drejtuesit e Aston Vilës i kanë dërguar një letër proteste UEFA-s, ndërkohë që policia e vendit po përgatitet të ndalojë edhe vizitat e ardhshme të tifozëve polakë në vend. Llogaritja e ngjarjeve të rënda është se janë plagosur pesë efektivë, si dhe dy kuaj dhe dy qen policie, ndërsa ka edhe dëme të shumta materiale.
Fatkeqësisht, Legia është bërë e njohur në Evropë për sjelljen e tmerrshme të tifozëve. “Kam folur me UEFA-n mbrëmë dhe do të flasim sërish sot. Ata po shqyrtojnë urgjentisht situatën. Por mendoj se ka një rast shumë të mirë për t'i nxjerrë jashtë garës ”, tha kreu i policisë së futbollit në Angli, Mark Roberts.
Kujtojmë se 46 tifozë u arrestuan, ndërsa një punonjës policie ndodhet në gjendje më të rëndë, pasi u dogj nga fishekzjarrët e hedhur drejt tij nga një tifoz polak.
This is why Legia Warsaw fans have been denied entry at Villa park this evening…. ????pic.twitter.com/YxO4G80jN0
— The 44 ⚽️ (@The_Forty_Four) November 30, 2023
"Legia nuk ndihmoi fare..."
Roberts tha se dhuna fillimisht shpërtheu jashtë stadiumit në stacionin e autobusit. Tifozët u mblodhën në atë zonë dhe pikërisht në atë moment nisën të hidheshin fishekzjarrë në drejtim të policisë, duke sjellë vendimin për të mos lejuar hyrjen e tifozëve në stadium.
Kjo më pas çoi në përleshje me policinë në perimetrin e fushës, me tifozët e Legias që tentonin të hynin në stadium. “Oficerët bënë një punë shumë të mirë për të mos i lejuar ata. Por ka pasur lëndime. Janë hedhur fishekzjarrë dhe sende metalike.
Oficeri që ka pësuar djegie tani është jashtë rrezikut për jetën, por të gjithë oficerët e lënduar kanë kërkuar trajtim mjekësor. Legia nuk e përballoi mirë situatën. Si klub nuk ndihmoi në këtë situatë”, përfundoi ai. Aston Vila u kualifikua në fazën tjetër, ndërsa Legia me një fitore ose një barazim ndaj Alkmarit (në Varshavë) do të marrë biletën e kualifikimit.
West Midlands Police have confirmed 'three officers have been injured amid disorder with Legia Warsaw fans outside Villa Park. They say they cannot let them in the ground and told the public to avoid Witton Lane'. pic.twitter.com/C5lFygpFwy
— Sky Sports Football (@SkyFootball) November 30, 2023
Lini një Përgjigje