TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Dhjetor 2023, 16:16

I publikohet videoja porno, sulmuesi i skuadrës angleze përjashtohet nga kombëtarja

Shkruar nga Pamfleti

I publikohet videoja porno, sulmuesi i skuadrës angleze përjashtohet

I pezulluar nga kombëtarja e tij për shkak të një videoje të nxehtë. Ndodhi në Angli, ku sulmuesi i Noruiçit, Uang Ui-jo, u akuzua se kishte regjistruar një “kasetë seksi” me ish-të dashurën e tij, pa pëlqimin e kësaj të fundit.

Në videon e zbuluar në Korenë e Jugut, shtëpia e Uang Ui-jo, sulmuesi ka kryer marrëdhënie seksuale me aktoren dhe këngëtaren Hiomin, të grupit të famshëm “KPop T-ARA”, e cila ishte e dashura e tij në atë kohë (të dy ishin larguar në mars të vitit 2023).

Sipas mbrojtjes së Uang Ui-jo, video u zbulua nga një shantazhues, pasi nuk iu plotësuan kërkesat financiare. Sulmuesi i Noruiçit (i huazuar nga Notingem Forest) mohon akuzat, duke pretenduar se e ka regjistruar videon me pëlqimin e ish-të dashurës së tij.

Megjithatë, Federata e Futbollit të Koresë së Jugut e ka përjashtuar Uang Ui-jo nga kombëtarja “derisa të sqarohen faktet”. Në këtë pikë, sulmuesi mund të humbasë Kupën e Azisë, e planifikuar të fillojë më 12 janar. “Unë e respektoj vendimin e Federatës, – komentoi Jurgen Klinsman, trajneri i Koresë së Jugut, por derisa të vërtetohet nuk e besoj”.

uang ui jo sulmuesi i noruiçit

Lini një Përgjigje