
HJK dhe Aberdin barazuan 2-2 në raundin e pestë të grupit G në Ligën e Konferencës.
Në Helsinki të Finlandës ndeshja përfundoi me të paktën 15 minuta vonesë, kjo për shkak se tifozët vendas gjetën një mënyrë origjinale për protagonizëm.
Në minutën e 77 ata hidhnin topa bore në fushë, me situatën e përsëritur që detyroi kryesorin Genc Nuza nga Kosova që të ndërpriste disa minuta sfidën.
Më pas gjithçka vijoi dhe sfida përfundoi 2-2. Aberdin dhe Helsinki i kanë dhënë lamtumirën kompeticionit, pasi mbajnë dy vendet e fundit të renditjes me diferencë nga PAOK-u dhe Frankfurtit.
Lini një Përgjigje