
Ernest Muçi protagonist. Sulmuesi shqiptar që luan me Legian e Varshavës ka realizuar gol në Ligën e Konferencës, pas 20 minutash lojë në transfertën e Aston Vilës, duke ia marrë dorën skuadrës angleze
Lojtari kuqezi sa vjen e përmirësohet, teksa për të është aktualisht edicioni i katërt me fanelën e skuadrës polake. Muçi ia doli të shënonte edhe pak ditë më parë në kampionat, në barazimin ndaj Poznan.
Te Legia e Varshavës kanë besim absolut te futbollisti dhe ky i fundit po ua shpërblen më së miri me paraqitjet e tij. Muçi ka dalë nga akademia e Tiranës, aty ku ka luajtur 3 sezone.
Lini një Përgjigje