TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Dhjetor 2023, 15:54

UEFA publikon rezultatet për golin më të bukur në kualifikueset e “EURO 2024”, Asani dhe Asllani në ‘podium’

Shkruar nga Pamfleti

UEFA publikon rezultatet për golin më të bukur në

UEFA ka publikuar rezultatet pas votimit të fansave për golin më të bukur të kualifikueseve të “EURO 2024”. Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, janë renditur në podium.

Sulmuesi anësor i Kombëtares sonë, Asani, është renditur i dyti me vota për golin e shënuar kundër Polonisë në “Air Albania”, ndërsa mesfushori Asllani i treti për “silurën” e realizuar në transfertë kundër Ishujve Faroe.

Vendin e parë e ka zënë lojtari i Kazakistanit, Askhat Tagybergen, me golin e shënuar me një “volej” kundër Danimarkës. Më poshtë ju sjellim renditjen e 10 golave më të votuar nga fansat:

Askhat Tagybergen | Kazakistan-Danimarkë

Jasir Asani | Shqipëri-Poloni

Kristjan Asllani | Ishujt Faroe-Shqipëri

Emin Makhmudov | Azerbajxhan-Suedi

Yunus Akgun | Turqi-Letoni

Zan Vipotnik | Kazakistan-Slloveni

Kylian Mbappe | Francë-Gjibraltar

Sandro Wolfinger | Bosnje Hercegovine-Lihtenshtejn

Leandro-Trossard | Belgjikë-Estoni

Bukayo Saka | Angli-Maqedoni e Veriut

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

jasir asani kristjan asllani uefa

Lini një Përgjigje