
Kilian Mbape është padyshim një nga lojtarët më të dëshiruar nga klubet e mëdha europiane, por jo vetëm. Një nga ekipet që ka qenë shumë pranë shërbimeve të lojtarit në të kaluarën, është Reali i Madridit.
Por në merkaton e ardhshme verore, madrilenët do ta kenë shumë të vështirë të arrijnë te shërbimet e francezit. Liverpuli është futur fuqishëm në garë, madje ka bërë gati planin e madh. Gjigandët anglezë janë gati të heqin dorë nga lojtari kryesor i ekipit, për të transferuar Mbapenë në “Anfield Road”.
Sipas mediave angleze, Liverpuli do të shesë Salah për 150 milionë euro në Arabi, nga ku nuk mungojnë ofertat. Teksa me lekët që do të marrë nga shitja e Salah, klubi anglez do të futet “all-in” për shërbimet e yllin të kombëtares franceze.
Lini një Përgjigje