
Egnatian nuk e ndal askush. Rrogozhinasit kanë marrë fitoren e radhës në “Egnatia Arena”, teksa këtë herë kanë mposhtur Vllazninë me rezultatin e pastër 3-0. Një ndeshje spektakolare nga vendasit, të cilët shënuan të 3 golat në pjesën e parë.
Në minutën e 21 ishte Edison Ndreca që mposhti Qarrin, për të vazhduar në minutën e 32 me Paulauskas dhe në minutën e 40 me Isgandarlin. 3 supergola nga rrogozhinasit që nuk i ndal askush.
Në pjesën e dytë pavarësisht rasteve të krijuara, lojtarët nuk gjetën rrugën e rrjetës. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Egnatian që koleksionon një tjetër 3 pikësh në Superiore, me shkodranët që “dorëzohen” pa kushte.
Pas kësaj fitoreje, skuadra e udhëhehqur nga Edlir Tetova shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e parë, ndërsa shkodranët e Qatip Osmanit mbeten në vendin e 5 me 17 pikë.
Lini një Përgjigje