TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Dhjetor 2023, 17:11

Sot shorti i “EURO 2024”/ Futbollistja e Zvicrës bën parashikimin ‘bombë’: Dua Shqipërinë në grup, ndeshja me ta do të ishte speciale

Shkruar nga Pamfleti

Sot shorti i “EURO 2024”/ Futbollistja e Zvicrës bën

Futbollistja e përfaqësueses së femrave të Zvicrës, Kumba Sou, ka bërë një parashikim rreth shortit të sotëm për “EURO 2024”, duke kërkuar që ekipi i meshkujve, i cili gjendet në vazon e katërt, të “peshkojë” Shqipërinë në vazon e dytë.

Duke folur për “Blick”, ajo ka parashikuar një grup aspak të lehtë nëse goglat e shortit do të ishin të tilla, por që padyshim do të sillte ndeshje emocionuese për arsye nga më të ndryshmet. Ajo ëndërron që përballë Zvicrës të vihen Franca, Shqipëria dhe Holanda.

Mua më pëlqejnë lojtarët që ka Franca”, tha futbollistja. “Me Shqipërinë do të ishte një ndeshje entuziazmuese dhe e mirë, sidomos për faktin se shumë lojtarë kanë një lidhje me këtë vend, gjë që padyshim do ta bënte shumë speciale.

Holanda do të ishte speciale për mua, pasi mamaja ime është holandeze. Por nëse bëhet kjo ndeshje, unë do të mbështes Zvicrën, sidomos për faktin se kushëriri im Xhibril Sou, mund të jetë në fushë. Gjithsesi, i uroj Holandës më të mirat”, tha ajo në parashikimin e saj.

 

kumba sou futbollistja e kombëtares së zvicrës

Lini një Përgjigje