
Kukësi dhe Teuta janë ndarë në barazim pa gola në “Kukës Arena”, një rezultat më së shumti i shërbeu vendasve.
Sfida nisi me duele të ashpra në mesfushë, teksa rastet e pastra munguan. Gjërat u bënë më të vështira për verilindorët kur në minutën e 36, Lala shkaktoi një ndërhyrje të rrezikshme dhe pas ndërhyrjes së VAR-it u ndëshkua me karton të kuq.
Në pjesën e dytë, skuadrat provuan të reagonin, por pa mundur të shkaktonin shkëndija të rrezikshme për portierët.
Kështu Kukësi është larguar disi nga zona e ftohtë duke u ngjitur në vendin e 7 me 16 pikë, ndërsa Teuta vazhdon të qendrojë në vendin e fundit me 13 pikë.
Lini një Përgjigje