
Derbi i 172 i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet në stadiumin “Air Albania”, takim i cili nis në orën 19:00. Të dy ekipet vijnë me mungesa në këtë takim. Gjithsesi trajnerët Ahmataj dhe Abilalaliaj kanë vendosur për formacionet e këtij takimi.
Disa nga mungesat e deklaruara nga trajnerët kanë rezultuar blofe, pasi janë në fushë sot.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Abdullahu, Përgjoni, Hoxhallari, Najdovski, Doka, Lushkja, Deliu, Meta, Abazaj, Hasani, Latifi. Trajner: Julian Ahmataj
Partizani: Qirko, Atanaskoski, Sembene, Murataj, Hadroj, Maguette, Mehmeti, Taipi, Rrapaj, Cara, Bintsouka. Trajner: Arbër Abilaliaj.
Në stadium ka nisur hyrja e tifozerive, por ka radhë për të hyrë brenda. Forcat e policisë dhe sigurimi janë prezent duke kryer kontrolle të imtësisë te tifozët që hyjnë në stadium. Përveç kontrollit të biletës, tifozët u nënshtrohen edhe kontrollit trupor, për të evituar hyrjen e sendeve të pa lejuara në stadium.
Lini një Përgjigje