
Interi merr vendin e parë pas fitores së pastër 0-3 ndaj Napolit. Zikaltërit e Inzagit arritën te goli që në minutën e 12 me Thuram, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Napolitanët nuk qendruan “duarkryq”. Kampionët e Italisë lëshuan sinjale të qarta pak më vonë me Elmas, goditjes së të cilit iu përgjigjën më së miri reflekset e Jan Somer.
Skuadra nga Milano ishte me fat në minutën e 36, kur vetëm shtylla i mohoi golin një perle të Politanos. Interi shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep. Një gol për panoramë i Hakan Çalhanoglu i mahniti të gjithë në shkallët e stadiumit.
Pjesa e dytë nisi mirë për të besuarit e Maxarrit. Sërish protagonist “gardiani” zikaltër, që ndali Kvarën. Pas një ore lojë, disa pasime të shpeshta të mysafirëve lënë gojëhapur Napolin, kombinimi Martinez-Barela u finalizua në mënyrë perfekte nga mesfushori italian. Në fund pati kohë edhe për një gol të Turam.
Lini një Përgjigje