
Gjyqtari Juxhin Xhaja fali Albi Dokën dhe Arinaldo Rrapajn, pasi me përplasjen mes tyre dhe kapjen me duar e këmbë meritonin të dilnin me karton të kuq në minutën e 69. Gjyqtari u mjaftua vetëm me nga një karton të verdhë, ndonëse limitet kishin kaluar.
Por lojtarët nuk e kanë harruar përplasjen gjatë lojës dhe sapo ra vërshëllima përfundimtare, Rrapaj që u zëvendësua nga trajneri Abilaliaj për të shmangur të kuqin hyri në fushë për t’u sqaruar me Dokën.
Por ndërhyrja e shpejtë e pjesëtareve të të dy kampeve dhe zyrtarëve të ndeshjes e shmangën përplasjen fizike mes dy lojtarëve, kështu që gjithçka mbeti një tentativë në distancë.
Lini një Përgjigje