TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2023, 22:07

“Air Albania” në kaos! Në tribuna vazhdon dhuna, përplasje mes tifozërive pas derbit të kryeqytetit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Air Albania” në kaos! Në tribuna vazhdon dhuna,

Tifozëritë e Partizanit dhe Tiranës, janë përplasur pas përfundimit të derbit, i cili mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, me golat e Hasanit dhe Kekos.  Sikur të mos mjaftonin tymueset dhe sendet e forta që u hodhën në fushë gjatë ndeshjes, një numër i konsiderueshëm i dy tifozerive janë përplasur edhe fizikisht në shkallët e stadiumit. 

Për pasojë është dashur të ndërhyjë policia dhe FNSH për të qetësuar situatën. 

Gjatë konfliktit janë thyer sërish stola të stadiumit, madje disave prej tyre i është vënë edhe flaka. 

Skena të përsëritura këto mos tifozerive, që me siguri nuk do të kalojnë pa penalitete dhe gjoba për tifozët dhe klubet. 

Momenet e tensionit ku ndërhyn policia: 

derbi i kryeqytetit tifozëritë

Lini një Përgjigje