TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2023, 23:13

Zhoao Feliks i jep fitoren Barcelonës, ylli portugez “hakmerret” ndaj Atletikos dhe feston përballë ekipit të Simeones

Shkruar nga Pamfleti

Zhoao Feliks i jep fitoren Barcelonës, ylli portugez

Barcelona arriti të siguronte një fitore të rëndësishme mbrëmjen e sotme, teksa mposhti Atletikon e Madridit me rezultatin 1-0, falë golit të Zhoao Feliks, i cili ishte në vëmendjen e opinionit publik, si ish i Atletikos, teksa arriti të shënonte golin e vetëm që vendosi sfidën.   
 
Zhoa Feliks hakmerret në njëfarë mënyrë ndaj Diego Simoenes, prej të cilit u largua nga kryeqytetasit, duke shënuar në minutën e 28 në një pozicion shumë të vështirë, prirët me portën.  
Pavarësisht tentativave, pjesa e dytë nuk prodhoi gola, duke bërë që katalanasit të festonin në fund marrjen e 3 pikëve.  

Ky ishte suksesi i 10hoa në 15 ndeshje për skuadrën e drejtuar nga Ksavit, që tashmë e shikon veten në vendin e tretë në kuotën e 34 pikëve, 4 më pak se kryesuesit e Realit dhe Gironës. 

barcelona atletiko e madridit la liga

Lini një Përgjigje