TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Dhjetor 2023, 17:11

Disfata ndaj Interit, justifikohet De Laurentiis: Humbëm për shkak të arbitrit!

Shkruar nga Pamfleti

Disfata ndaj Interit, justifikohet De Laurentiis: Humbëm për shkak

Interi arriti një fitore spektakolare 3 me 0 mbrëmjen e së dielës që sapo lamë pas, ndaj kampionëve në fuqi të Italisë, Napoli.

Rezultati i thellë në stadiumin “Diego Armando Maradona” shkaktoi shumë polemika, sidomos për sa i përket arbitrimit të kryesorit, Davide Massa.

Një ndër ata që fajësuan arbitrin për humbjen ishte edhe Presidenti i “bluve”, Aurelio De Laurentiis, i cili në një prononcim të shkrutër për mediat italiane e tha haptazi mendimin e tij, për disfatën turpëruese të 3 herë kampionëve të Italisë.

Nuk ka konspiracion, por humbëm për shkak të arbitrit. Tashmë na mbetet veçse të presim e të shohim, nëse Federata Italiane e Futbollit do të marrë përsipër nisjen e ndonjë hetimi apo ngjarja do të kalojë pa krijuar shumë zhurmë”, deklaroi “numri 1” i napoletanëve.

laurentis inter napoli

Lini një Përgjigje