
Berat Gjimshiti luajti vetëm 19 minuta në sfidën e fundit të javës së 14 në Serinë A, ku Atalanta ndeshej ndaj Torinos.
Kapiteni i kombëtares shqiptare bëri me shenjë nga stoli për një zëvendësim, pasi kishte probleme muskulore dhe doli nga fusha në minutën e 19.
Një situatë shqetësuese për lojtarin, i cili në periudhën e fundit ka luajtur si një nga pikat kyçe të mbrojtjes së Atalantës, pa lënë pas faktin se është një nga liderët e kombëtares së Shqipërisë.
Mediat italiane kanë zbuluar se dëmtimi që detyroi daljen e tij nga fusha është një tërheqje muskulore në kofshën e majtë.
Futbollisti do t’i nënshtrohet kontrolleve më të hollësishme gjatë ditës së sotme për të përcaktuar edhe terapinë e rikuperimit.
Siç raportojnë mediat në Itali, mbrojtësi i ekipit bergamask pritet të qendrojë jashtë fushave të blerta për rreth 15 ditë.
Lini një Përgjigje