
Ky është projekti i bujshëm fitues i Stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit i cili do të ndryshojë tërësisht zonën e stadiumit.
Koorporata Shqiptare e Investimeve (që do të zbatojë projektin) dhe kryebashkiakja Emiriana Sako kanë ndarë videon e projektit i cili shihet se nuk është vetëm për stadiumin, por për të gjithë zonën përreth.
Siç shihet dhe nga video, projekti përfshin pallatin e ri të sportit, pishina gjigande mbi objekt si dhe qendra komunitare.
“Stadiumi i ri ‘Niko Dovana’ në Durrës, së bashku me Pallatin e ri të Sportit, pishinën e re dhe qendrën komunitare, të gjitha të projektuara nga studiot e arkitekturës të njohura ndërkombëtarisht 51N4E & Plan Común, transformojnë pronat e pazhvilluara publike në hapësira sportive moderne, funksionale dhe të hapur për komunitetin”, - shkruhet në postim.
Pronat e dedikuara për këtë projekt arrijnë një sipërfaqe totale prej 76,161.75 m2, të përbëra nga terrene sportive me sipërfaqe 34,879.27 m2, sheshe 23,700.98 m2, truall 8,128.26 m2, rruge 4,330.03 m2 dhe trotuare 5,123.21 m2”.
View this post on Instagram
Ngjashmëria e stadiumit të ri do jetë me "La Bombonera" në Argjentinë, stadiumi i Boka Zhuniors.
Ky projekt (Projekti i 51N4E (Belgjikë)) do e konceptojë stadiumin si pjesë të qytetit ku jeta e komunitetit të ndërthuret jo vetëm me qytetin, por edhe aktivitete dhe sportet që do të ofrojë stadiumi i ri.
“Ne kemi menduar të ndërtojmë hapësira të gjelbra, ta kthejmë stadiumin edhe në një vend dhe park stërvitjeje. Të bëhet trajnimi i të rinjve dhe stërvitjeve, dhe fëmijët të mos shkojnë në një vend tjetër të stërviten por ta bëjnë atë në qytetin e tyre paranë stadiumit. Ne synojmë që stadiumi të jetë aktive në 7 ditë të javës, ku njerëzit të shëtisin pranë zonës dhe të krijohen pedonale që të lidhin me qytetin dhe të rrethohen edhe me parqe të gjelbëruara”, tha asokohe përfaqësuesi i studios.
-Do të ketë fusha stërvitjeje basketbolli, futbolli, dy pishina për sportin e notit, një të jashtëm dhe një të brendshme.
-Stadiumi do jetë nën nivelin e tokës në mënyrë që qyteti të jetë pjesë përfshirëse e panoramës kur hyn në stadium
-Rreth stadiumit parashikohet të ndërtohen qendrat kulturore e sportive, hotele, zyra dhe qendra tregtare
-Do ndërtohet qendra e zhvillimit të konventave dhe Festivalit kombëtar të filmit.
Lexo më shumë: https://pamfleti.net/sport/hotele-zyra-dhe-qendra-tregtare-teuta-i-vjedh-argjentinasve-bombonera-n-si-i169389
Edhe Korça do të bëhet me stadium të ri dhe projekti fitues është shpallur 'Cebra Architecture'. Infrastruktura moderne do t’i shërbejë qyteteve, por edhe Shqipërisë, ku ambicia është zhvillimi i finaleve të Kampionatit Europian për të rinj.
Lini një Përgjigje