
Skuadra e Çelsit dhe lojtarët e tij do të bëjnë një donacion financiar për familjen e Diogo Zhota, i cili ndërroi jetë së bashku me vëllain e tij në aksident tragjik automobilistik, muajin e kaluar. Blutë e Londrës do ta nxjerrin këtë ndihmë nga bonusi që morën muajin e kaluar për pjesëmarrjen dhe fitimin e Botërorit të Klubeve në SHBA.
Çelsi mundi 3-0 fituesin e Ligës së Kampionëve, PSG-në, në finale. Lojtarët e drejtuar nga Enzo Mareska përfituan një fond bonusesh prej 11.4 milionë paundësh (15.5 milionë dollarë), i cili do të ndahet barabart mes të gjithë atyre që e përfaqësuan klubin në këtë ngjarje të madhe futbollistike.
Sipas “The Athletic”, lojtarët e Çelsit diskutuan brenda skuadrës dhe klubi vendosi që familjes së Diogo Zhotas t’i jepet gjithashtu një pjesë e këtij bonusi. Fjala është për të njëjtën shumë që merr çdo lojtar te Çelsi. Kjo do të thotë se familjes së Zhotas do t’i jepet 368.184 paund (500.000 dollarë) si shenjë solidariteti.
Lini një Përgjigje