TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2025, 23:13

“Ruleta” e penalltive i buzëqesh PSG-së, kampionët e Europës mposhtin Totenhemin dhe fitojnë Supekupën

Shkruar nga Pamfleti

“Ruleta” e penalltive i buzëqesh PSG-së, kampionët e

PSG-ja fiton Superkupën e Europës, pasi mposhti Totenhemin nga pika e bardhë e penalltive. Koha e rregullt u mbyll në shifrat 2-2 dhe fituesi u vendos nga 11-metrat, aty ku parizienët u treguan më të saktë duke fituar 4-3.

Pjesa e parë e finales së luajtur në Udine u mbyll 0-1 për anglezët. Ishte Miki van de Ven që shënoi golin e avantazhit për Totenhemin, në minutën e 39, pas një aksioni të gjatë të finalizuar me sukses. Qendërmbrojtësi holandez u gjend në kohën dhe në vendin e duhur, duke dërguar topin në portën e mbrojtur nga Lukas Shevalier, pasi tentativa e parë e londinezëve u ndal nga traversa.

Pjesa e dytë nisi me gol. Ishin sërish anglezët e drejtuar nga Tomas Frenk që gjetën rrjetën, këtë herë iu dha një dorë dhe portieri i ri i PSG-së, Shevalier.

Pas një krosimi të Pape Matar Sarr, Kristian Romero goditi me kokë dhe Lukas Shevalier nuk u tregua fare vigjilent dhe pësoi një gol, që ishte shumë i mundshëm për ta shmangur.

Londinezët po udhëhiqnin të sigurt 0-2 deri në minutën e 85, duke qenë vetëm 5 minuta larg triumfit historik, por parizienet barazuan shifrat.

Fillimisht fituesit e Champions League ngushtuan shifrat në minutën e 85. Kang-in Li shënoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të marrë nga Vitinja.


Në minutën e tretë shtesë, PSG-ja barazoi shifrat 2-2. Një krosim i bukur i Dembele brenda zonës, aty ishte Gonçalo Ramos që shënoi me kokë duke dërguar topin në portën e londinezëve për herë të dytë në pak minuta.

Lini një Përgjigje