
Klubi polak, Leh Poznan, ia ka hedhur me një dënim simbolik për incidentin e ndodhur në ndeshjen e Champions League kundër Crvena Zvezdës.
UEFA vendosi të ndëshkojë klubin polak me vetëm 50 mijë euro.
Gjatë asaj sfide, tifozët e Leh Poznan shpalosën një baner me përmbajtje shoviniste dhe fyese ndaj shtetit të Kosovës, duke shkaktuar reagime të ashpra.
Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa tifozët dhe figura të tjera të njohura sportive e politike kërkuan nga UEFA masa të rënda ndëshkuese, duke kujtuar rastet kur incidente të ngjashme janë penalizuar me mbyllje tribunash apo dënime shumë më të rënda financiare.
Sanksioni prej 50 mijë eurosh konsiderohet tepër i ulët dhe jo proporcional me natyrën e shkeljes, duke u parë si një precedent që nuk dekurajon aktet diskriminuese në stadiume.
Po ashtu Partizani i Beogradit u gjobit me 17,500 € për shfaqjen e banerit provokues “Kosova është Serbi”
Përveç kësaj, skuadra serbe mori gjobë edhe për objekte të hedhura në fushë, lazerë dhe fishekzjarre, si dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit.
Lini një Përgjigje