TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2025, 19:02

Ish-futbollisti i Juventusit prezantohet te Milani, kuqezinjtë gjejnë zëvendësuesin e Malik Çau

Shkruar nga Pamfleti

Ish-futbollisti i Juventusit prezantohet te Milani, kuqezinjtë gjejnë

Milani i ka dhënë lamtumirën Malik Çau dhe menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e tij, Nga radhët e Xhenoas është afruar Koni De Uinter, i cili ka marrë vendin e lënë bosh nga gjermani. Një lëvizje shumë e shpejtë e Igli Tares, për t’i siguruar Alegrit një zëvendësues në lartësinë e duhur.

Pas vizitave mjekësore të kryera dje, sot ka ardhur firma në kontratë dhe zyrtarizimi  i saj, me klubin e Milanit që e bëri publike më një njoftim, duke saktësuar se ai kishte firmosur deri në qershorin e vitit 2030. Marrëveshja me Xhenoan kalon shumën e 20 milionë eurove, duke llogaritur edhe bonuset në varësi të klauzolave që mund të përmbushen.

De Uinter spikati në akademinë e Juventusit, por nuk ia doli të çante në ekipin e parë. Ai u huazua tek Empoli fillimisht e më pas u shit te Xhenoa, ku spikati me lojën e tij dhe u kthye në një lojtar që u interesonte klubeve të mëdha. Në fillimin e verës ishte Interi që dukej pranë futbollistit, por Milani u tregua më i shpejtë në sigurimin e marrëveshjes sapo shiti Çau.

koni de uniter mbrojtësi belg milan

Lini një Përgjigje