TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2025, 17:37

Kalon me sukses vizitat mjekësore, portieri i kombëtares së Kosovës transferohet te skuadra e Serisë A

Shkruar nga Pamfleti

Kalon me sukses vizitat mjekësore, portieri i kombëtares së

Portieri i Ipsuiçit dhe i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, huazohet te Sasuolo. 26-vjeçari dardan bëri 18 paraqitje për skuadrën angleze sezonin e kaluar, gjatë qëndrimit 1-vjeçar në Premier Ligë, pas transferimit nga Bërnli, verën e kaluar, për shumën fillestare prej 10 milionë paund.

Muriç u zëvendësua më pas si zgjedhje e parë, gjatë gjysmës së dytë të sezonit, nga Aleks Palmer, i cili u transferua nga Uest Bromuiç Albion në janar, teksa humbi 11 ndeshjet e fundit të ligës për shkak të dëmtimit në shpatull.

Kalon me sukses vizitat mjekësore, portieri i kombëtares së

Portieri i kombëtares së Kosovës e filloi karrierën me të rriturit te Mançester Siti, ku bëri 5 paraqitje gjatë fushatës fituese të “Carabao Cup” (2018-2019), por u la jashtë finales nga Pep Guardiola në favor të portierit të parë, Ederson.

Pas disa huazimeve, përfshirë periudhën te Notinghem Forest dhe në Holandë, Spanjë e Turqi, portieri kosovar nënshkroi me Bërnlin para sezonit të suksesshëm të ngjitjes në Premier Ligë (2022-2023).

arijanet muriç portieri kosovar sasuolo ipsuiç

Lini një Përgjigje