TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2025, 17:09

Broja firmosi kontratë 5-vjeçare me Bërnlin, zbulohet klauzola nëse ekipi anglez bie nga Premier Liga

Shkruar nga Pamfleti

Broja firmosi kontratë 5-vjeçare me Bërnlin, zbulohet klauzola

Armando Broja firmosi një kontratë pesë vjeçare me Bërnlin në Premier Ligë. Klubi i ri i sulmuesit të Kombëtares pranoi të paguante 23 milionë euro te Çelsi, por "The Sun" zbulon detajet e marrëveshjes.

Sipas medias në ishull, shuma do paguhet me këste. Një detaj interesant lidhet me rastin nëse Bërnli do binte nga Premier Liga. Sipas dakordësisë, nëse diçka e tillë ndodh dhe Bërnli do duhet ta shiste yllin e skuadrës për të siguruar të ardhura, atëherë do duhet të paguajë gjithë shumën e pashlyer te Çelsi në mënyrë të menjëhershme.

Veç Brojës, Bërnli siguroi nga Çelsi edhe Lesli Ugoçukuo. Dyshja i kushtoi klubit që u ngjit në Premier Ligë 40 milionë euro.

armando broja sulmuesi shqiptar bërnli

Lini një Përgjigje