
Në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik, Medon Berisha ka marrë një lajm të shkëlqyer nga Leçe. Klubi italian i ka besuar maksimalisht mesfushorit të kombëtares shqiptare.
Leçe ka njoftuar për numrat e ri që do të mbajnë mbi shpinë lojtarët. Medon Berisha është vendosur të jetë numri 10 i skuadrës verdhekuqe, duke u konsideruar si kryesor në projektin e klubit italian.
Ndërsa Ylber Ramadani do të vazhdojë të mbajë të veshur fanelën me numrin 20. Të dy mesfushorët e kombëtares shqiptare do të marrin “për dore” Leçen në sezonin e ri.
Lini një Përgjigje