TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Gusht 2025, 20:55

Bastet lënë pa shpresa Dinamon, optimizëm i madh te Hajduku para sfidës së Ligës së Konferencës në “Air Albania”

Shkruar nga Pamfleti

Bastet lënë pa shpresa Dinamon, optimizëm i madh te Hajduku para

A ka frikë se si do të kalojë Hajduku i Splitit në Shqipëri? Për ta, dilema nuk ekziston – “të bardhët” kalojnë Dinamon dhe ecin më tej!

Qëllimi është i qartë: hyrja në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, me çdo kusht. Për para, përfitime, rritjen e vlerës së lojtarëve në tregun e futbollit – për gjithçka. Zira tashmë është harruar, askush nuk kujton më skuadrën nga Baku dhe atë shtesën dramatike në “Poljud”. Jeta vazhdon… deri në Shqipëri.

Pas dy ditësh, Hajduku do të mbrojë avantazhin 2-1 të marrë në Split kundër Dinamos vendas në ndeshjen e parë, dhe nëse ia del, do të jetë vetëm një hap larg objektivit të madh – fazës së grupeve.

Hajduku fiton, kalon, dhe skuadra e trajnerit Gonzalo Garsia po luan gjithnjë e më mirë. Pikërisht për këtë, tifozët e “të bardhëve” janë shumë optimistë se do ta kalojnë me sukses sfidën në Shqipëri, edhe pse avantazhi 2-1 është mjaft i brishtë dhe kërkon kujdes.

Megjithatë, për kompanitë e huaja të bastevet nuk ka dilema,  Hajduku kalon sigurt. Kuota për kualifikimin e “të bardhëve” është vetëm 1.19, ndërsa kalimi i Dinamos kuotohet me 4.30. Diferencë e madhe, duke marrë parasysh avantazhin e ngushtë të Hajdukut.

Për fitoren e vendasve kuota është 3.20, ndërsa për Hajdukun fiksohet në 2.00. Rezultatet më të pritshme sipas kompanive të basteve janë barazimi 1-1 (kuota 6.60) dhe fitorja minimale 1-0 për Hajdukun (kuota 9.60).  Bastvënësit vazhdojnë të kenë besim të plotë te ky Hajduk i Garsias.

 

dinamo hajduku i splitit liga e konferencës

Lini një Përgjigje