
Armand Duplantis nuk ka limite në kërcimin me shkop dhe për herë të 13 në karrierën e tij, ka thyer rekordin botëror të kësaj disipline të atletikës.
Shifra 6 metra e 17 centimetra që vendosi në vitin 2020 i përket të kaluarës pasi që atëherë, ai ka arritur ta përmirësojë atë me nga një centimetër edhe 12 herë të terja, Dhe sot, në moshën 25-vjeçare dhe me mundësi të mëdha e të dukshme përmirësimi, ka vendosur rekordin e ri.
Në mitingun e Budapestit, Duplantis sot kërceu në lartësinë 6 metra e 29 centimetra, duke fluturuar me lehtësi mbresëlënëse mbi pengesën dhe duke treguar se edhe kjo shifër shumë shpejt do i përkasë të kaluarës.
Récord del mundo de Mondo Duplantis.
— juanma bellón (@juanmacorre) August 12, 2025
6,29 en Budapest.
A las puertas de los 6,30. El cielo imposible. pic.twitter.com/7his1gCFxg
Lini një Përgjigje