
Sot në orën 18:00 do të luhet miqësorja mes Grashopers dhe Bajernit të Mynihut. Ndeshja do të zhvillohet në Zyrih, teksa ky do të jetë testi i fundit për ekipin e Vinsent Kompani para Superkupës së Gjermanisë ndaj Shtutgartit.
Mesfushori shqiptar Amir Abrashi në pozitën e kapitenit të Grashopers nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë shokët e skuadrës kundër bavarezëve, për shkak të problemeve fizike.
35-vjeçari shqiptar ka kontratë me klubin nga Superliga Zvicerane deri në verën e vitit 2026. Vlen të përmendim se Abrashi ka pasur shansin të duelojë ndaj Bajernit gjatë periudhës kur aktivizohej me Frajburgun në Bundesligë.
Lini një Përgjigje