
Egnatia-Olimpija Ljubljana është një tjetër takim shumë i rëndësishëm që do të marrë vëmendjen e tifozëve shqiptarë. Kjo përballje do të luhet ditën e enjte dhe është e vlefshme për sfidën e kthimit të raundit të tretë të Ligës së Konferencës.
Ekipet do të zbresin në fushë në orën 21:00, me përballjen që do të luhet në “Egnatia Arena”. Ndeshja e parë mes tyre ka përfunduar 0-0 dhe rrogozhinasit janë vetëm 90-të minuta larg kualifikimit dhe shkruarjes së historisë.
Të gjithë shqiptarët kërkojnë kualifikimin e Egnatias, por bastet nuk thonë të njëjtën gjë për “djemtë” e Edlir tetovës. Kjo pasi fitorja e mundshme e tyre kuotohet me 3.20, ndërsa barazimi me 3.25. Nga krahu tjetër fitorja e mundshme e sllovenëve vlerësohet me 2.10.
Lini një Përgjigje