TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Gusht 2025, 17:26

Bëri komente abuzive ndaj Jurgen Klop, Federata Angleze pezullon me 2 muaj gjyqtarin

Shkruar nga Pamfleti

Bëri komente abuzive ndaj Jurgen Klop, Federata Angleze pezullon me 2 muaj

Devid Kute është pezulluar për tetë javë nga Federata Angleze e Futbollit. Ai u ndëshkua zyrtarisht për komente abuzive ndaj trajnerit të Liverpulit, Jurgen Klop.

Komentet u bënë në një video të korrikut të vitit 2020, e publikuar në rrjetet sociale në nëntor 2024. Federata Angleze deklaroi se Kute kishte shkelur rregullin E3.1 për sjellje të papërshtatshme dhe fjalë ofenduese.

Gjithashtu, ai akuzohet për shkelje të rëndë të rregullit E3.2 për referenca ndaj kombësisë së Klop.

Përveç pezullimit, ai duhet të ndjekë edhe një program “riedukimi”. Kute e pranoi fajësinë për shkeljet e konstatuara nga Komisioni Rregullator i Pavarur.

UEFA e ka përjashtuar atë nga drejtimi i ndeshjeve evropiane deri në qershor të vitit 2026.

devid kute arbitri federata angleze jurgen klop

Lini një Përgjigje