TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Gusht 2025, 19:26

PSG-ja i vendos çmimin Donarumës, Mançester Siti interesohet për portierin italian

Shkruar nga Pamfleti

PSG-ja i vendos çmimin Donarumës, Mançester Siti interesohet

I shtyrë drejt një largimi nga PSG-ja, Xhianluixhi Donaruma mund të gjejë një destinacion të ri te Mançester Siti. Sipas “RMC Sport”, klubi anglez i ka vënë syrin portierit të kombëtares italiane nëse numri një i tyre aktual, Ederson largohet.

Portieri brazilian duket se do të shkojë te Gallatasaraji, pasi ka arritur një marrëveshje për kushtet e tij personale me klubin turk. Një ofertë prej 3 milionë eurosh thuhet se i është paraqitur Mançester Sitit. Nëse “Qytetarët” e pranojnë, drejtuesit e klubit do ta kthejnë vëmendjen te Xhixhio. Siç dihet mirë, kontrata e lojtarit të PSG-së dhe kampionit të Evropës skadon pas një viti dhe çdo negociatë për rinovimin e saj me klubin francez ka dështuar.

Për më tepër, mbërritja e Lukas Shevalier dhe përjashtimi i tij nga finalja e Superkupës së Europës janë shenja të forta të një divorci të afërt. Siti nga ana e tyre, thuhet se ka filluar tashmë kontaktin me rrethin e portierit italian, i cili admirohet gjithashtu nga Pep Guardiola. Arritja e një marrëveshjeje midis ish-portierit të Milanit dhe Sitit nuk duhet të jetë e pamundur, veçanërisht pasi lojtari tërhiqet nga destinacioni dhe Premier Liga. Një ofertë nga klubi anglez do të vijë së shpejti nëse Ederson do të largohet nga Mançester. Ndërkohë, PSG ka vendosur çmimin e kapitenit të kombëtares italiane: 50 milionë euro. Ky çmim i kërkuar konsiderohet shumë i lartë.

xhanluixhi donaruma psg mançester siti

Lini një Përgjigje