
Kristian Shpendi vazhdon të jetë çdo ditë e më shumë temë diskutimi në Itali dhe vazhdimësia e tij te Çezena në këtë sezon, nuk duket edhe aq e sigurt. Klube të rëndësishme në Itali i kanë vënë syrin sulmuesit dhe një prej tyre ka kërkuar informacione për vlerësimin që ka klubi i Serisë B për futbollistin shqiptar.
Sipas mediave italiane, Stefano Pioli e sheh Shpendin si një element të perspektivës, një alternativë për Moise Ken, i cili është titullari fiks i Fiorentinës së tij. Ai po kërkon një alternativë për të dhe në këtë pikë, Shpendi vlerësohet si një lojtar i cili mund të bëjë shumë mirë me fanelën e kësaj skuadre në një rol zëvendësuesi.
Bëhet e ditur se Çezena i ka kthyer përgjigje Fiorentinës, duke treguar se e vlerëson 10 milionë euro kartonin e sulmuesit, i cili ka lënë shenjë me gola në dy edicionet e fundit në Serinë C dhe B, duke u konfirmuar se ka aftësi shumë të mira para portës dhe është një nga talentet më premtues në futbollin italian.
Lini një Përgjigje