
Në moshën 38 vjeç e 216 ditë, Hesus Navas u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur për Spanjën në një turne të madh ndërkombëtar (Kupa e Botës + EURO), duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të portierit Santiago Kanizares kundër Arabisë Saudite në Gjermani 2006 (36 vjeç e 248 ditë).
Vlen të theksohet fakti se këtë rekord Navas e thyen pikërisht ndaj Shqipërisë, një duel që do ta mbajë mend gjatë në karrierën e tij, teksa tashmë ka arritur të futet në historinë e kombëtares spanjolle.
Sulmuesi i Spanjës, Ferran Torres, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 13 në duelin ndaj Shqipërisë.
Me golin e realizuar, sulmuesi i cili është pjesë e Barcelonës, u bë lojtari i përfshirë në më shumë gola në të gjitha garat me Luis De La Fuenten si trajner.
Plot 5 gola dhe 2 asiste për Ferran Torres, me trajnerin aktual të iberikëve. Askush si ai.
7 - No Spain player has been directly involved in more goals than Ferran Torres in all competitions with Luis de la Fuente as manager (5 goals and 2 assists,level with Joselu Mato). Soldier. pic.twitter.com/mVILgEbFo8
— OptaJose (@OptaJose) June 24, 2024
Lini një Përgjigje