TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2024, 21:46

Përfundon pjesa e parë/ Spanja konfirmohet pretendente, Shqipëria me një këmbë jashtë Europianit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Spanja konfirmohet pretendente, Shqipëria

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të grupit B, të vlefshme për Kampionatin Europian. Shqipëria është mposhtur nga Spanja me rezultatin minimal 0-1.

Nuk pritej të ndëshkoheshim kaq shpejt, por, “Furia e Kuqe” spanjolle realizoi golin pas 13 minutave lojë përballë “Legjionarëve” tanë, duke na prerë goxha hovin, në këtë sfidë tejet të rëndësishme.

Një kundërsulm i spanjollëve u finalizua më së miri nga Ferran Torres, i cili me një goditje diagonale brenda zonës mposhti portierin Strakosha.


Në minutën e 12 të takimit, Strakosha shpëtoi Shqipërinë nga një gol i sigurt, por portieri kuqezi me reflekset e tij mohoi golin iberikëve.


Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Italisë dhe Kroacisë është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Me rezultatet e deritanishme, Spanja kryeson grupin B me 9 pikë, Italia renditet në vendin e dytë me 4 pikë, Shqipëria dhe Kroacia mbyllin klasifikimin me nga 1 pikë.

Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtyre ndeshjeve, ku do të përcaktohen edhe ekipet që do të kualifikohen në raundin e 1/16 të Kampionatit Europian.

shqipëria spanja italia kroacia

Lini një Përgjigje