TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2024, 20:35

Shqipëria kërkon kualifikimin në 1/16, Tare i emocionuar nga tifozët në Dyseldorf: Shqipëria fiton 2-1

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria kërkon kualifikimin në 1/16, Tare i emocionuar nga

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Igli Tare foli para duelit mes Shqipërisë dhe Spanjës që do të zhvillohet në Dyseldorf. Vlonjati u shpreh optimist dhe beson se kuqezinjtë e kanë potencialin për të arritur një rezultat pozitiv. Në prononcimin e dhënë për “TV Klan”, Tare u shpreh: 

Nuk ka më bukur se të kthehem në stadiumin ku kam kaluar pjesën më të bukur të karrierës dhe është i mbushur me shqiptarë. Jam optimist. Te ky stadium i ri vij për herë të parë që nga viti 1992. Jam i mahnitur. Nuk kemi çfarë të humbasim, është një ndeshje që është e shkruajtur, rezultati është vetëm 1, duhet të luajmë pa emocione. Sot kemi një publik të mrekullueshëm. Publiku ka për të bërë diferencën. Në qoftë se bëjmë të dy fazat e lojës në bllok, jam i bindur dhe shpresoj të kemi një rezultat pozitiv. 

Uroj që Silvinjo ta ketë kuptuar që Shqipëria ka emrin e vogël, por ka dimension të madh tifozësh, duhet t’ia transmetoj edhe skuadrës. Kemi një grup që ka dëshirën të ndeshet si i barabartë. Kemi kualitetin për ta bërë këtë. 

Është e vështirë të komentosh zgjedhjet e trajnerit. Kjo skuadër ka nevojë për një lojtar si Broja që sulmon thellësinë. Spanja e mban topin 80%. Gjithmonë duhet të sulmojmë thellësinë. Kjo do të jetë shpresa e vetme që do kemi. 2-1 për Shqipërinë”, u shpreh Tare. 

 

igli tare ish-futbollisti i kombëtares shqiptare "euro 2024"

Lini një Përgjigje