TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2024, 20:06

Nisin ethet për sfidën ndaj Spanjës, Strakosha: Ndeshja më e rëndësishme në karrierë, shpresoj që edhe Zoti të na ndihmojë

Shkruar nga Pamfleti

Nisin ethet për sfidën ndaj Spanjës, Strakosha: Ndeshja më e

Lojtarët e Kombëtares kanë hyrë në stadiumin e Dyseldorfit ku janë pritur me brohorima nga tifozët e shumtë shqiptarë të pranishëm.

Para ndeshjes ndaj Spanjës, portieri Tomas Strakosha ka folur gjatë një lidhjeje për emisionin EUROZONE në TV Klan.

Të gjithë  çunat janë gati dhe e presim me shumë emocion. Shpresojmë për një rezultat pozitiv. Kemi nevojë ne, kanë nevojë shqiptarët. Trajneri na tha se nuk duhet të kemi emocione, duhet të kemi durim. Spanja do të luajë fort. Për mua kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierë. E prisja që fëmijë dhe shpresoj që Zoti të na ndihmojë dhe të kualifikohemi. Do të jap maksimumin. Jam i rëndësishëm si gjithë ekipi. Futbolli është një lojë ekipi”, tha ai.

Lini një Përgjigje