TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2024, 18:32

“Shqipëria ka kualitet”, De Biazi paralajmëron Spanjën: Kuqezinjtë do të japin 101%, Januzaj nuk më hapi telefonin

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria ka kualitet”, De Biazi paralajmëron

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, duke treguar se si Adnan Januzaj dhe babai i tij Abedini nuk e kanë hapur kurrë telefonin.

Januzaj ishte dëshira e madhe e Shqipërisë vite më parë, por zgjodhi Belgjikën. Ata refuzuan ashpër Shqipërinë dhe Kosovën, duke refuzuar të takohen me drejtuesit e Federatës.

Shumë vite më parë, De Biazi deklaroi gjithashtu se më lehtë “mund të bëj një takim me Barak Obamën (atëherë president i Shteteve të Bashkuara) sesa me Abedinin (babain e Januzajt).

Teksa po afrohet ndeshja mes Spanjës dhe Shqipërisë, “AS” ka kontaktuar me De Biazin, i cili ka thënë hapur se Januzaj nuk e ka hapur kurrë telefonin.

Shumë prej këtyre shqiptarëve nuk u njohën nga Federata dhe as nuk u konsideruan të tillë. Unë kam qenë me shumë njerëz nga vende të ndryshme”.

A keni dështuar te dikush?” Në fakt kishte disa. Nuk ia dola me Adnan Janzuaj, i cili tani është te Sevija. Ai nuk e hapi kurrë telefonin, po ashtu edhe babai i tij. Më pas Januzaj luajti për Belgjikën, por shumë pak”, shpjegoi ai.

Në fund, De Biazi shtoi se Shqipëria mund t’i bëjë ballë Spanjës.

Ata do të japin 101 për qind. Ata kanë cilësi në mesfushë, sepse Bajrami, Ramadani apo Asllani janë shumë të rinj dhe mund të bëjnë gjëra të mëdha. Është grupi më i mirë që mund të kenë qenë ndonjëherë”, përfundoi De Biazi.

xhani de biazi ish-trajneri i shqipërisë

Lini një Përgjigje