
Sonte luhet ndeshja e fundit e grupit B, ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, e vlefshme për të kaluar në raundin tjetër të “Euro 2024”.
Ndërkohë që Dyseldord, vendi ku do të luhet ndeshja është pushtuar nga 35 mijë shqiptarë që pritet të jenë të pranishëm në stadium, dy prej tyre kanë tërhequr vëmendjen e mediave.
Dy tifozë shqiptarë kanë shpalosur një banderolë me një mesazh kuptimplotë, ku i kërkojnë Spanjës t’i japë Shqipërisë 3 pikët si dhe të njohin Kosovën si shtet.
“Spanjë, ne të duam, por na duhen 3 pikët. Spanjë, ju lutemi, njiheni pavarësinë e Kosovës. Nuk do humbasësh asgjë. Ju do keni respekt si një mik i vërtetë”, thuhet në banderolën në anglisht të dy tifozëve.
Kujtojmë se tifozët shqiptarë kanë qenë të shumtë dhe kanë ndezur atmosferën përpara kësaj sfide, tepër të rëndësishme për fatin e Shqipërisë në “grupin e ferrit”. Shqipërisë i duhet një fitore mbrëmjen e sotme për të bërë të mundur ëndrrën e kalimit në raundin e të 16-ave.
Lini një Përgjigje