
Tifozët kuqezi janë mbledhur sërish ditën e sotme në rrugët e Dyseldorfit, në pritje të ndeshjes me Spanjën. Me tupan dhe valle, tifozët shqiptarë, kërcejnë nën ritmin e këngës “Shqipëri o nëna ime”.
Shumë prej tyre ia marin valles, e disa të tjerë mbajnë flamurin apo shallin e Shqipërisë në duar. Nga ndeshja e tretë e skuadrës sonë në këtë evropian, na ndajnë vetëm disa orë.
Shqipëria do të luajë sot me Spanjën në orën 21:00 në ndeshjen e saj të tretë. Ndeshja e parë e Shqipërisë kundër Italisë përfundoi me shifrat 2-1 për “Axurrët”, ndërsa ndeshja e dytë e kombëtares me Kroacinë përfundoi në barazim 2-2.
Lini një Përgjigje