
Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo tashmë mund të quhet me plot gojën një tifoze ‘shqiptare’. Tati Mendes është ndjekëse e rregullt e kuqezinjve në mbështetje të babait të saj.
Pas ndeshjes dramatike me Kroacinë, ajo nuk mbajti dot lotët e gëzimit në golin e barazimit të Klaus Gjasulës. Video u bë virale në internet e ajo fitoi shumë dashuri nga fansat në rrjetet sociale.

Tashmë ka dhe një mision të radhës. Sonte Shqipëria luan ‘finalen’ ndaj Spanjës dhe sigurisht, ajo nuk mund të mungojë në shkallët e tribunave. Prej vitesh jeton në Madrid me shtetësi spanjolle, por fanelën veshur do të ketë atë të Shqipërisë.
Kuqezinjtë shpresojnë të vijojnë rrugëtimin në “EURO 2024” nëse fitojnë me Spanjën, çka do i ngjiste në kuotën e 4 pikëve dhe mund të shpresonin të kalonin fazën e grupeve si një nga skuadrat e treta më të mira.

Lini një Përgjigje