TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2024, 19:40

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Spanjës/ Silvinjo hedh në fushë “artilerinë e rëndë”, Hysaj dhe Broja në stol

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Spanjës/ Silvinjo hedh në

Shqipëri-Spanjë do të jetë padyshim ndeshja historike për futbollin shqiptar. Kuqezinjtë luajnë sot në Dyseldorf një mundësi unike për të kaluar në fazën me eliminim direkt në Kampionatin Europian, në një grup ku pakkush mendonte se do ta kishin një shans të tillë në ndeshjen e fundit.

Fitorja i bën punë Shqipërisë dhe i siguron kalimin, pasi me barazimin, do të ishte shumë e  vështirë që të vijonte më tej në këtë turne. Dhe sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, edhe pse Spanja ka vendosur të lërë pushim disa prej yjeve të saj, meqë ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup.

Silvinjo i ka besuar 11-shes titullare që aktivizoi kundër Kroacisë, teksa ndryshimi i vetëm është Hysaj që zëvendësohet nga Balliu.

Sa i përket Spanjës, De La Fuente ka bërë një rotacion të ekipit të parë, pasi ka arritur të sigurojë kreun e Grupit B, teksa tashmë pret të mësojë kundërshtarin në fazën e 1/8-ave.

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

Trajner: Silvinjo

Spanja: Raja, Hesus Navas, Vivian, Laport, Grimaldo; Zubimendi, Mikel Merino; Ferran Torres, Dani Olmo, Ojarzabal, Hoselu.

Trajner: Luis De La Fuente

shqipëria spanja

Lini një Përgjigje