TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Gusht 2023, 18:36

Herri Kejn bllokohet në aeroport, ish-sulmuesi i Totenhemit nuk lejohet nga presidenti Levi të flutrojë drejt Mynihut

Shkruar nga Pamfleti

Herri Kejn bllokohet në aeroport, ish-sulmuesi i Totenhemit nuk lejohet nga

Herri Kejn është lojtari më i ri i Bajernit të Mynihut pasi ditën e djeshme, palët kanë arritur akordin për transferimin e tij. Megjithatë gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë sot, kur ishte planifikuar edhe fluturimi drejt kryeqytetit gjerman.

Kejn ka mbërritur në aeroportin e Stansted, aty ku me një avion privat do të nisej për në Mynih. Megjithatë klubi e ka ndalur Kejnin për disa orë. Mediat angleze raportojnë se presidenti Levi ka kërkuar edhe një herë të fundit që të rinovojë me Kejnin, por ka qenë gjithçka e kotë, ndërkohë që ka pasur edhe disa pika në marrëveshje që duheshin ndryshuar.

Duke qenë se presidenti ishte në Amerikë, ndryshimi i orarit ka bërë që Kejn të qendrojë për disa orë në aeroport. Megjithatë gjithçka është qartësuar dhe më pas futbollisti ka marrë miratimin që të niset në drejtim të Mynihut.

herri kejn sulmuesi anglez bajerni i mynihut totenhem

Lini një Përgjigje