TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Gusht 2023, 16:12

“Askush nuk është mbi klubin”, Luis Enrike i kthehet Mbapesë: Janë bërë gjëra pozitive mes palëve

Shkruar nga Pamfleti

“Askush nuk është mbi klubin”, Luis Enrike i kthehet

Sot rikthehet kampionati francez, teksa PSG-ja do të debutojë mbrëmjen e nesërme përballë Lorientit. Në prag të këtij takimi, trajneri Luis Enrike ka folur para mediave dhe ka sqaruar vendimin për sulmuesin francez, Kilian Mbape.

Situata e Mbape nuk është e re. Një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe në të kaluarën dhe është gjetur një zgjidhje pozitive mes lojtarit dhe klubit. Më kujtohet filozofia e PSG-së: Askush nuk është mbi klubin.

Nejmar? Unë nuk flas për bisedat personale që bëj. Vendimi që do të marr do të bëj të qartë mendimin tim për këto çështje. Dembele është 99% një lojtar i PSG-së. Nuk mund të jetë gati nesër për arsye ligjore por është pjesë e jona”, u shpreh Enrike.

luis enrike trajneri i psg kilian mbape

Lini një Përgjigje