TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Gusht 2023, 20:59

Fitore me “aromë play off-i”, Partizani triumfon me përmbysje në Letoni përballë Valmieras, Cara dhe Rrapaj shkëlqejnë me dy eurogola (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Fitore me “aromë play off-i”, Partizani triumfon me

Partizani ka triumfuar me përmbysje në Letoni përballë Valmieras me rezultatin 1-2 në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Të Kuqtë e panë veten në disavantazh në minutën e 27. Letonezët ndëshkuan kampionët e Shqipërisë me Gustavo Silvan, i cili lëshoi një predhë nga distanca duke gjetur të papërgatitur portierin Qirko.


“Demat e Kuq” barazuan shifrat në minutën e 58. Cara shënoi me një lëvizje të shkëlqyer në zonë pas një harkimi nga e djathta. Sulmuesi i pandalshëm në Europë.


Të besuarit e Zoran Zekiç përmbysën gjithçka në favorin e tyre në minutën e 76. Rrapaj lëshoi një predhë nga distanca dhe befasoi portierin vendas, i cili rrëshqiti dhe pa topin të ndalej në rrjetë.


Ndeshja e kthimit mes Partizanit dhe Valmieras do të zhvillohet të enjten e ardhshme, më 17 gusht në “Elbasan Arena” në orën 20:00, aty ku Partizani do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin në fazën “play off” të Ligës së Konferencës, ku do të ndeshet me humbësin e çiftit Astana-Ludogorets.

valmiera partizani liga e konferencës

Lini një Përgjigje