TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Gusht 2023, 19:49

Përfundon pjesa e parë/ Partizani e pëson me një goditje nga distanca, Valmiera mposht të kuqtë me një eurogol (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Partizani e pëson me një goditje nga

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së raundit të tretë të Ligës së Konferencës. Partizani është mposhtur nga Valmiera në transfertë me rezultatin 1-0.

Letonezët ndëshkuan të kuqtë në minutën e 27 të takimit. Gustavo Silva lëshoi një predhë nga distanca duke gjetur të papërgatitur edhe portierin Qirko.


Në minutën e 12, vendasit patën rastin e artë për të kaluar në avantazh, por devijimi i Koçijan rezultoi vendimtar.


Në minutën e 22, Partizani ishte pranë golit, por goditja e Rrapaj u ndal nga portieri kundërshtar.


Në pjesën e dytë kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë të përmbysin rezultatin për të mbajtur gjallë ëndrrën për t’u kualifikuar në play off-in e Ligës së Konferencës.

valmiera partizani liga e konferencës

Lini një Përgjigje